Conte: Kjo kombëtare ka edhe më shumë entuziazëm

Futboll

Conte: Kjo kombëtare ka edhe më shumë entuziazëm

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:13
Conte: Kjo kombëtare ka edhe më shumë entuziazëm

Antonio Conte ka folur së fundmi për kombëtaren e Italisë e cila nesër do të nisë rrugëtimin në Euro 2020.

Ish-trajneri i Inter, ka theksuar se fitoret vijnë gjithnjë prej grupit dhe jo individit, ndërsa shton se nëse kalohet faza e grupeve, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

“Kur nis një kompeticion kaq i rëndësishëm ka gjithnjë entuziazëm. Kjo kombëtare ka edhe më shumë entuziazëm se kur isha unë, pasi vijnë nga 27 rezultate pozitive. Unë jam një trajner që vendos gjithnjë grupin të parin, fitoret arrihen gjithnjë në skuadër. Wshtë grupi ai që nxjerr në pah individin.

Vetëm me lojtarë jashtë klasi nuk fitohet, përveç se nuk quhesh Maradona apo Pele të cilët ishin jashtëtokësorë. Shpresoj që kombëtarja të arrijë sa më larg të jetë e mundur, pastaj sapo kalohet faza e grupeve duhet dhe pak fat, por në atë pikë gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat