Renova vazhdon bashkëpunimin me Gafurin dhe Sadikin

Futboll

Renova vazhdon bashkëpunimin me Gafurin dhe Sadikin

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:09
Renova vazhdon bashkëpunimin me Gafurin dhe Sadikin

Skuadra e Renovës konfirmoi se edhe në sezonin e ardhshme, fanellën e skuadrës nga Xhepçishti, do të veshin Argjend Gafuri dhe Burim Sadiki. Që të dy lojtarët kanë rënë dakord që të firmosin kontratën njëvjeçare me skuadrën nga Xhepçishti.

Që të dy futbollistët janë me mjaft eksperiencë, pasi që plot 14 vite janë me skuadrën e Renovës.

Ndryshe skuadra nga Xhepçishti pas vete ka lënë sezonin turbulentë dhe mbijetesën në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë me sfidën e balotazhit.

Menjëherë pas fitores, pas ekzekutimit të penlative, skuadra e Renovës vazhdoi bashkëpunimnin me trajnerin Qatip Osmanin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat