​Probleme për Anglinë, lëndohet Henderson

Futboll

​Probleme për Anglinë, lëndohet Henderson

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:42
Dean Henderson

Dean Henderson është larguar nga Kombëtarja e Anglisë për Euro 2020 për shkak të një lëndimi që e ka pësuar në kofshë, dhe vendin e tij e ka zënë Aaron Ramsdale.

Portieri i Manchester United bëhet lojtari i dytë që pëson një lëndim që prej se Gareth Southgate bëri zyrtare listën prej 26 lojtarëve të grumbulluar, ku para ca ditësh edhe Tren Alexander-Arnold pësoi një lëndim që do ta mbaj gjashtë javë larg fushave.

Henderson do të rikthehet tani tek klubi i tij, për të filluar rehabilitimin me stafin mjekësor të Manchester United.

Dhe vendin e tij do ta zëvendësoj portieri i Sheffield United Aaron Ramsdale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat