Italia fiton bindshëm ndaj Zvicrës së Shaqirit dhe Xhakës

Futboll

Italia fiton bindshëm ndaj Zvicrës së Shaqirit dhe Xhakës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:33
Italia

(E plotësuar) - Futbollistët Manuel Locatelli e Ciro Immobile janë hero të fitores së thellë të Italisë, me rezultat 3:0 kundër Zvicrës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë.

Italia kryeson me 6 pikë pas dy xhirove në grupin A në Kampionatin Evropian, pasojnë Uellsi 4, Zvicra 1 dhe Turqia 1. Italia siguron kualifikimin më tej.

Dy ndeshje dy fitore, 3:0 ndaj Turqisë dhe 3:0 sonte në përballje me Zvicrën. 

Image

Xherdan Shaqiri

Zvicra hasi në një rival të fortë dhe pëson humbjen e parë pas barazimit (1:1) me Uellsin. 

Grupi A
Italia-Zvicra 3:0
Turqia-Uellsi 0:2
Renditja
1. Italia    2    2    0    0    6:0    6
2. Uellsi    2    1    1    0    3:1    4
3. Zvicra    2    0    1    1    1:4    1
4. Turqia    2    0    0    2    0:5    0

Me 20 qershor (xhiro e fundit në grup) Italia ndeshet me Uellsin (18.00) dhe Zvicra me Turqinë (18.00)

Locatelli ishte fatal për Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhakës. 

Xhaka dhe Shaqiri u paraqitën titullarë, por sonte me bashkëlojtarë hasën në vështirësi të mëdha, me një mbrojtje të fortë të Italisë.

Në minutën e 10-të, Immobile nga një pozitë ideale por goditja e tij me kokë shkoi mbi tërthorësen.

Image

Granit Xhaka

Në minutën e 19-të, anulohet goli i Chiellinit pasi u shikua sistemi VAR. Aty shihej se Chiellini ka luajtur me dorë. Ai pas pesë minutave (24’) u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Një veprim i shpejt që rezultoj me gol në minutën e 26-të. Mat me dy veprime! Berardi depërton në thellësi dhe asiston deri të Manuel Locatelli i cili nga afërsia me gjakftohtësi shënon për 1:0.

Në minutën e 52-të, Barella asiston ndërsa Locatelli i cili nga rreth 18-19 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë, për 2:0.
Rast ideal për Zvicrën në minutën e 64-të. Zuber godet por portieri Donnarumma me mund e shpëton portën e tij.

Image

Në minutën e 89-të, Ciro Immobile nga rreth 19-20 metra vulos fitoren me rezultat 3:0.

Me 20 qershor (xhiro e fundit në grup) Italia ndeshet me Uellsin (18.00) dhe Zvicra me Turqinë (18.00).  

Italia – Zvicra 3:0
 Stadiumi "Olimpico" në Romë. 
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’ e 52’), Immobile (89’).
Kartona të verdhë: Gavranoviç, Embolo.
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella (Cristante 87’), Jorginho, Locatelli (Pessina 87’), Berardi (Toloi 70’), Immobile, Insigne (Chiesa 69’).
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar (Zuber 57’), Akanji, Mbabu (Widmer 58’), Freuler (Sow 84’), Xhaka, Rodriguez, Shaqiri (Vargas 76’), Seferoviq (Gavranoviç 46’) dhe Embolo. 

88' Italia 3:0, Immobile.

83' Italia afër fitores, Zvicra po bën përpjekje por pa sukses.

79' Pak shpresa për Zvicrën.

76' Xherdan Shaqiri zëvëndësohet.

75' Immobile rrezikon por nuk ishte saktë.

74' Dy gola deri tash dhe një karton i verdhë, Itali - Zvicër 2:0. Shaqiri po ruhen nga dy-tre lojtarë.

70' Italia po luan me qetësi për faktin se ka edhe epërsinë 2:0.

67' Zvicra po luan me gjallë, po kërkon me mish e më shpirt golin.

64' Rast ideal për Zvicrën. Zuber godet por portieri Donnarumma me mund e shpëton portën e tij.

63' Italia po shkon drejt fitores së dytë.

61' Shaqiri u orvat goditi por mbi portë.

57' Zviceranët shpresojnë në mrekulli.

54' Zvicra po ka shumë vështirësi me mbrojtjen italiane.

52’ Barella asiston ndërsa Locatelli realizon. Zvicra në vështirësi të mëdha.

Italia – Zvicra 2:0
Stadiumi "Olimpico" në Romë. 
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’ e 52’).
Kartona të verdhë: Gavranoviç.
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq (Gavranoviç 46’) dhe Embolo. 
52' Locatelli shënon për 2:0.

49' Pritet lojë edhe më e mirë se në pjesën e parë. Kartoni i parë i verdhë, Gavranoviç.

Italia – Zvicra 1:0
Stadiumi "Olimpico" në Romë. 
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’).
Kartona të verdhë. Gavranoviç.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq (Gavranoviç 46’) dhe Embolo. 
48' Shaqiri po orvatet të bëjë më shumë.

46' Fillon pjesa e dytë, Zvicra ka sprovë të vështirë.

Përfundon pjesa e parë, Italia - Zvicra 1:0. Dy minuta shtesë.

Italia më e mirë. Italianët më kërkues në periudhën në parë.

Një gol i shënuar dhe një i anuluar. Në minutën e 10-të, Immobile nga një pozitë ideale por goditja e tij me kokë shkoi mbi tërthorësen.

Image

Në minutën e 19-të, anulohet goli i Chiellinit pasi u shikua sistemi VAR. Aty shihej se Chiellini ka luajtur me dorë. Ai pas pesë minutave (24’) u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Një veprim i shpejt që rezultoj me gol në minutën e 26-të. Mat me dy veprime! Beradi depërton në thellësi dhe asiston deri të Manuel Locatelli i cili nga afërsia me gjakftohtësi shënon për 1:0.

Italia – Zvicra 1:0
Stadiumi "Olimpico" në Romë. 
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’).
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo. 
39' Po afrohet fundi i pjesës së parë.

37' Berardi i papërshtatshëm për Zvicrën. Leonardo Spinazzola goditi plogësht e jashtë portës.

35' Shaqiri dhe Seferoviqin nuk po gjejnë asnjë hapësirë.

33' Zvicra kërkon këndelljen, ndërsa Italia të thellojë epërsinë.

 31' Zvicra do të ketë punë të vështirë ndaj Italisë në formë.

29’ Zvicra në presion.  Shaqiri me shokë kërkojnë barazimin.

Italia – Zvicra 1:0
Stadiumi "Olimpico" në Romë. 
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’).
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo. 

26' Italia në epërsi. Berardi depërton në thellësi të 16-shit, ia kthen topin në qendër Manuel Locatelli i cili nga afërsia shënon për 1:0. 

.24' Acerbi futet në lojë në vend të Chiellinit.

22' Lojë me ritëm, Italia prore e rrezikshme.

18' Korrneri i parë për Italinë. Chiellini shënon por anulohet pas shikimit të VAR pasi që kishte luajtur me dorë.

17' Zvicra po mbrohet mjaft mirë, ndërsa Italia e rrezikshme përmes Immobiles.

14' Italia e kërkon me ngulm epërsinë.

12' Italia bën presion.

10' Immobile dështon nga pozitë ideale, gjuan me kokë mbi portë.

8' Nuk ka asnjë rast deri me tash, lojë e mirë.

6' Italia ka iniciativën.

4' Italia vetëm duket e rrezikshme.

3' Zvicrës i duhen pikët sikur buka.

1' Fillon ndeshja.

Intonohen himnet.

Futbollistët dalin në fushë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me shokë kërkojnë rezultat në duel me Italinë. Edhe pak minuta kanë mbetur para sfidës së madhe, Itali - Zvicër.

Në Grupin A, Uellsi aktualisht kryeson me 4 pikë, pasojnë Italia 3, Zvicra 1 dhe Turqia 0 pikë. 

Italia - Zvicra

Stadiumi "Olimpico" në Romë. 
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat