Reagon Alvaro Morata: Njerëzit le të kritikojnë, e drejta e tyre

Futboll

Reagon Alvaro Morata: Njerëzit le të kritikojnë, e drejta e tyre

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:51
Alvaro Morata

Edhe pse shënoi kësaj radhe ndaj Polonisë, sërish Alvaro Morata nuk bind me paraqitjen e tij për shkak të rasteve që gabon, disa janë flagrante.

Sulmuesi u shfaq i zhgënjyer në fund të ndeshjes por garantoi se ekipi do të bëjë maksimumin për të mposhtur Sllovakinë.

“Një tjetër ndeshje që na shpëton nga duart. Kemi një finale për të shkuar në raundin e tjetër. Çdo gjë që të them... nuk di çfarë të them. Ne kemi pasur shanse për ta fituar ndeshjen. Kemi besim se do të fitojmë se përndryshe do të tërboheshim. Ne mund të bëjmë mirë dhe të fitojmë. Tani duhet të mendojmë për Sllovakinë.

Nuk ka rëndësi fakti që shënoj, nuk më intereson të bëj gol ose jo, unë dua të fitoj. Falënderoj Luis Enrique për besimin e tij. Jeta është e tillë, në momente të vështira duhet të shtysh dhe të ecësh përpara. Kritikat? Njerëzit thonë atë që duan, ne jemi në një vend ku të japësh një mendim është falas dhe e lehtë. Ne jemi të etur dhe të gatshëm të japim gjithçka për Spanjën”, perfundoi lojtari i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat