Legjenda e futbollit kritikon Kane: Merkatoja e ka shpërqendruar

Futboll

Legjenda e futbollit kritikon Kane: Merkatoja e ka shpërqendruar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:10
Roy Keane, Harry Kane

Nuk është e lehtë të arrish në një kompeticion madhor me shpërqendrimin e merkatos, e lëre më pastaj nëse mbi shpatulla ke peshën e pritshmërive të një kombi të tërë. Harry Kane përjeton një moment shumë të komplikuar dhe ndeshja kundër Skocisë ku u zëvendësua, e konfirmon.

A po i krijon qendërsulmuesit probleme ideja fikse për të lënë Tottenham? Një legjendë e futbollit britanik, Roy Keane mendon se po, me irlandezin që vë gishtin në plagën e “Tre Luanëve”, duke nënvizuar se si Kane, ylli i skuadrës, po jep shumë më pak se sa parashikohej.

“Ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Spursa-t dhe ndoshta kjo e ka shpërqendruar. Kur mendon për të ndryshuar skuadër apo dëshiron të flasësh me një klub tjetër mund të të heqë energjitë. Nuk ndihmon dhe ai nuk duket në formë. Nuk duket i aftë për të arritur shpejtësinë e tij gjatë gjithë kohës. Nëse Anglia dëshiron të jetë kompetitive në këtë turne, ka nevojë që ylli i saj të japë maksimumin.

Kemi parë Lukakun dhe De Bruyne të bëjnë mrekulli, ashtu si dhe Ronaldo. Ndërsa Kane nuk është në maksimum. Unë jam i kënaqur që Gareth Southgate e zëvendësoi, pasi ka njerëz që thonë se Kane nuk mund ta heqësh, sepse është ylli, lojtari kryesor. Por nëse nuk luan, zëvendësohesh dhe pikë. Rashford dha ca energji, por jo aq sa duhet”, deklaroi Kean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat