Barcelona mund ta transferojë një tjetër sulmues

Futboll

Barcelona mund ta transferojë një tjetër sulmues

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:51
Barcelona mund ta transferojë një tjetër sulmues

Barcelona mund ta transferojë një tjetër sulmues, pasi arriti marrëveshje paraprakisht me Sergio Agueron dhe Memphis Depayn si transfere të lira. Sipas mediave italiane, Lorenzo Insigne është në radarin e katalonasve.

Kontrata e reprezentuesit italian me Napolin skadon në vitin 2022 dhe 20-vjeçari ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin e tij të fëmijërisë.

Sipas Sportitalia, Barcelona mund të jetë e interesuar të nënshkruajë me Insignen këtë verë, pasi Napoli mund ta humbasë falas verën e ardhshme nn e ardhshme nëse nuk i rinovohet kontrata.

Insigne ka ngjallur interesimin nga disa klube evropiane, por ai do të presë deri në përfundim të këtij Kampionati Evropian për të dëgjuar ofertat, pasi kërkesat e tij për page mund të rriten varësisht nga performanca në Euro 2020.

Sulmuesi i Napolit ka shënuar 109 gola në 397 paraqitje zyrtare për klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat