Negociatat për rinovimin e 32-vjeçarit nuk po ecin

Futboll

Negociatat për rinovimin e 32-vjeçarit nuk po ecin

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:43
Negociatat për rinovimin e 32-vjeçarit nuk po ecin

Bayern Munchen duket se nuk ka vonuar të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit Robert Lewandowski, kontrata e të cilit me klubin përfundon verën e ardhshme.

E sikurse ka bërë me vetë polakun, por edhe lojtarë të tjerë në vitet e fundit, bavarezët do të kërkojnë me ngulm të marrin te rivalët e Borussia Dortmund, sulmuesin kryesor, Erling Haaland.

Sipas “Bild”, negociatat për rinovimin e 32-vjeçarit nuk po ecin si duhet, dhe ka shumë gjasa që ai të largohet nga Bayern vitin e ardhshëm. Vendin e qendërsulmuesit do ta marrë norvegjezi, një zgjedhje që shumë e kanë parashikuar që kur ai vendosi të bashkohej me Dortmund.

Një tjetër media gjermane, “Sort1”, shkruan se drejtuesit e Bayern nuk po bëjnë shumë zhurmë për Haaland, në mënyrë që Lewandowski të mos shqetësohet dhe të vendosë të largohet që këtë verë.

Vetë sulmuesi ka deklaruar pak ditë më parë se të gjitha alternativat janë të hapura, pas interesimit të Chelsea-t për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat