Paulinho: Për mua paraja nuk është problem

Futboll

Paulinho: Për mua paraja nuk është problem

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:34
Paulinho: Për mua paraja nuk është problem

Paulinho ka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës për herë të dytë, pasi tani është lojtar i lirë.

Mesfushori brazilian është një mundësi tjetër për gjigantin e La Ligës për ta transferuar këtë verë.

Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Memphis Depay i janë bashkuar Barcelonës tashmë si lojtarë të lirë, pasi marrëveshjet e tyre me Manchester City dhe Lyon mbaruan këtë muaj.

Paulinho mund të jetë një tjetër përforcim për trajnerin Ronald Koeman që mund të arrihet pa e dhënë asnjë qindarkë.

32-vjeçari i ka prishur marrëdhëniet me klubin kinez Guanzhou Evergrande dhe ka qenë pjesë e Barcelonës për një sezonin në vitin 2017.

Paulinho, i cili i bëri 49 paraqitje për skuadrën e Barçës që e fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2017/18, tha për Mundo Deportivo: “Barça është ekip që e njoh mirë”.

“E kam kaluar një vit të paharrueshëm atje, në klub dhe në qytet, duke e fituar ligën dhe Kupën e Mbretit. Sikur ta kisha një rast tjetër, do të kthehesha me kënaqësi. Për mua paraja nuk është problem, e as kohëzgjatje e marrëveshjes, kurrë nuk ka qenë, e aq më pak kur ekipi që të thërret është Barça”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat