Drita dhe Llapi do të ndeshen me kundërshtarët në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League

Futboll

Drita dhe Llapi do të ndeshen me kundërshtarët në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Europa Conference League sot do të fillojë me ndeshjes kualifikese për këtë kampionat.

Formati i ri i UEFA-së, Europa Conference League sot do të nisë ndeshjet e para kualifikuese për këtë turne.

Në kuadër të këtyre kualifikimeve do të përballen edhe katër skuadra shqiptare ndërmjet vete.

Në duelin e parë, KF Llapi do jetë mysafir i FC Shkupit në duelin e parë në stadiumin “National Arena Toshe Proeski” të Shkupit.

Dueli ndërmjet Shkupit dhe Llapit do të nisë nga ora 20:00.

Dueli i dytë do të jetë ndërmjet Dritës dhe FC Deçiç, skuadrës nga Tuzi i Malit të Zi e cila gjithashtu ishte edhe nënkampion në sezonin e kaluar.

Ndeshja do të nisë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas një jave, ku Drita do të udhëtojë në Tuz ndërsa Llapi është nikoqir i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat