​Kosovare Asllani udhëheq Suedinë ndaj Australisë

Futboll

​Kosovare Asllani udhëheq Suedinë ndaj Australisë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:04
​Kosovare Asllani

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” tanimë kanë filluar, e në kuadër të tyre është edhe futbolli në kategorinë e femrave, ku sot do të kemi disa përballje tejet interesante.

Momentalisht, po luhet pjesa e parë mes Kilit e Kanadasë ku rezultati është i barabartë 0:0, ndërsa me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet derbi mes Holandës dhe Brazilit.

Po ashtu, edhe Suedia e Kosovare Asllanit do të takohet sot me Australinë, në kuadër të Grupit G, të cilin e kryeson me tre pikë, aq sa ka edhe Australia në vend të dytë.

Programin e plotë të ndeshjeve të futbollit për femra në kuadër të Lojërave Olimpike e gjeni më poshtë.

Kili – Kanada 0:0 (pjesa e parë)

10:00 Kina – Zambia

10:30 Suedia – Australia

12:30 Japonia – Britania e Madhe

13:00 Holanda – Brazili

13:30 Zelanda e Re – Amerika 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat