Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës

Futboll

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:27
Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qzim Laçi ai që feston shijen e golit.

Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat