Santos me njoftim zyrtar për futbollistin

Futboll

Santos me njoftim zyrtar për futbollistin

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:26
Santos me njoftim zyrtar për futbollistin

Kaio Jorge është zyrtarisht një sulmues i ri i Juventusit.

Kluibi brazilian i Santos doli me një njoftim në faqen e tij, nëpërmjet të cilit zyrtarizoi marrëveshjen me klubin Juventus për transferimin në Torino të lojtarit të lindur në vitin 2002. Kontrata e sulmuesit të ri me Santosin skadonte në dhjetor, kështu që për të mos e humbur me parametër zero klubi bardhezi vendosi të pranonte rreth 4 milionë euro nga Juventusi për ta lënë talentin brazilian që të nisë një përvojë të re në futbollin evropian.

“Santos FC dhe Juventusi kanë nënshkruar një marrëveshje për sulmuesin Kaio Jorge këtë të hënë (2 gusht) – thuhet në njoftimin për shtyp të Santos -. Ekipi italian ka pranuar kushtet e kërkuara dhe lojtari tani do të lirohet për të luajtur në Evropë “.

Për këtë lëvizje ka reaguar edhe Andres Rueda, president i Santos:

“Juventusi ka plotësuar kushtet që ne besojmë se ishin më të mirat për momentin për klubin, duke pasur parasysh skenarin që hasëm. Fat i mirë për Kaio Jorge, një djalë tjetër që u rrit te ne. Shpresojmë të ketë fat në rrugën e tij”.

Massimiliano Allegriit i vihet në dispozicion një sulmues i ri cilësor dhe me shumë me perspektivë, por kuptohet do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur te Zonja e Vjetër si zëvendësuesi i Alvaro Moratas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat