Vëllai i Maradonës i hyn politikës, shpërthejnë debatet

Futboll

Vëllai i Maradonës i hyn politikës, shpërthejnë debatet

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:23
Vëllai i Maradonës i hyn politikës, shpërthejnë debatet

Vëllai i Armando Maradonës, Hugo Maradona i ka hyrë politikës dhe vitin tjetër do të kandidojë për rolin e kryetarit në një nga komunat e Napolit në Itali.
Hugo do të kandidojë përkrah Katelo Mareskës i cili udhëheq të djathtën në Napoli dhe do të hedhë kandidaturën për kryetar bashkie.

Hugo zbriti në terren për të takuar individë të ndryshëm, por pas kësaj plasën menjëherë polemikat, shkruan panorama sport.

Një gazetar iu drejtua vëllait të Maradonës me pyetjen ‘’A është marifet elektoral që po përdoret emri juaj për vota’’, dhe Hugo iu kthye keq duke i thënë: ‘’Kush ju ka dërguar? Unë nuk jam Diego, jam Hugo’’.

Ky debat ka bërë bujë të madhe në Itali pasi vëllai Maradonës akuzohet se do të shfrytëzojë reputacionin e ‘’Pipe De Oro’’ për të fituar vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat