Shqipëria U-19 fiton bindshëm

Futboll

Shqipëria U-19 fiton bindshëm

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:53
Shqipëria U-19 fiton bindshëm

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Turbinës.

Sfida e luajtur në Cërrik përfundoi me fitoren poker 4-0 të kuqezinjve të drejtuar nga Armando Cungu, të cilët kanë nisur që prej ditës së premte grumbullimin dhe përgatitjet intensive në kuadër të ndeshjes miqësore që do të zhvillojnë ndaj bashkëmoshatarëve italianë më 13 gusht në Coverciano.

Një lojë mjaft e mirë nga nën 19 vjeçarët, të cilët e nisën mjaft mirë sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 18-të me sulmuesin e Çezenës, Christian Shpendin ndërsa në minutën e 29-të goli vjen nga mbrojtja kuqezi, me Marçelino Prekën që mendon të dyfishojë rezultatin.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, me të besuarit e Armando Cungut që shkojnë drejt dhomave të zhveshjeve më superiorë.

Në fraksionin e dytë të lojës, tekniku Cungu vendos të bëjë vetëm një ndryshim në formacion, me Klevi Qefalia që del nga fusha e lojës, duke i lënë vendin Paulo Pjeshkës. Edhe në këtë pjesë, kuqezinjtë janë më të përqëndruar, duke krijuar më shumë mundësi gjatë lojës.

olin e tretë për ekipin e Cungut e shënoi Rildi Greca në minutën e 85-të, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, Christian Shpendi shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën kuqezi.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Kacaj, Dervishi, Preka, Zalli, Bytyci, Zenelaj, Qefalia (Pjeshka), Shpendi, Mata, Shpuza, Bibo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat