Ajax në superformë

Futboll

Ajax në superformë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:03
Ajax në superformë

Ajaxit të Amsterdamit i mjaftuan 38 minuta lojë për të shkatërruar 5-0 Nijmegenin në “Johan Cruijff Arena”, rezultat që i jep menjëherë kreun e renditjes, pasi harkëtarët kanë siguruar fitoren më të thellë në javën e parë të Eredivisie.

E hapi serinë e golave në minutën e pestë Haller dhe ndërsa po luhej e nënta e gjeti rrjetën Mazraoui.

E pabesueshme se sa shpejt u demoralizua Nijmegeni, pasi në të 13-tën van Rooij devijoi në portën e tij për golin e 3-0.

Më pas skenën e rrëmbeu Tadiq që realizoi dy herë në minutat 19’ dhe 38’, për rezultatin përfundimtar 5-0, pas gjatë fraksionin e dytë “Harkëtarët” administruan lojën, duke mos harxhuar energji të tepërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat