​Barcelona ka vendosur se kush do ta bart fanellën me numrin 10 pas largimit të Leo Messit

Futboll

​Barcelona ka vendosur se kush do ta bart fanellën me numrin 10 pas largimit të Leo Messit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:23
Messi

Barcelona kë përjetuar njërin nga afatet kalimtare më të rënda në historinë e saj pasi ende nuk ka ofruar asnjë lojtar të kalibrit të lartë.

Për më tepër, gjiganti i La Ligas ka përjetuar largimin e legjendës së klubit dhe superyllit botëror Lionel Messi dhe atë më kosto zero i cili iu bashkua skuadrës farnceze Paris0-Saint-Germain.

Ikja e Leo Messit e ka lënë të lirë numrin 10 në klub dhe kishte zëra se ai edhe mund të mos bartet nga askush së paku në edicionin 2021/22, por që kjo nuk pritet të ndodh.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka gjetur lojtarin që do ta bartë numrin 10 dhe ai është braziliani Philippe Coutinho.

Por, as e ardhmja e Coutinhos nuk është e sigurt në skuadrën e Ronald Koeman pasi për shërbimet e tij ka disa skuadra të interesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat