Drita fiton me përmbysje kundër Feronikelit

Futboll

Drita fiton me përmbysje kundër Feronikelit

Nga: K.Goca Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:00
Drita

Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, këndellet në pjesën e dytë dhe fiton me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, Sokol Kiçina kaloi në epërsi ‘Nilin’.

Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat.

Drita kthehet në rezultat duke iu falënderuar golave të trimi të sfidës Ardit Tahiri.

Drita starton me fitore, ndërsa për Feronikelin 13 minutat e fundit ishin të kobshëm, duke mbetur pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat