Lajmi i mirë për Kosovën, ky futbollist mungon

Futboll

Lajmi i mirë për Kosovën, ky futbollist mungon

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:33
Lajmi i mirë për Kosovën, ky futbollist mungon

Pedri Gonzalez filloi pushimet e tij të merituara pas përfundimit të ndeshjes kundër Athletic Bilbaos në San Mamés. 

Siç shpjegoi Koeman në ndeshjen e mëparshme, talenti i Barcelonës nuk do të jetë kundër Getafes dhe pritet që ai të mos thirret as nga Spanja në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Do të thotë që mesfushori i Barcelonës do të mungojë në ndeshjen që Spanja e luan ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” më tetë shtator.

Pedri zhvilloi 75 ndeshje dhe nuk pushoi për asnjë moment duke luajtur tërë sezonin për Barcelonën, pastaj për Spanjën në Evropian e më pas edhe në Lojërat Olimpike..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat