Leonardo arrin në qendrën stërvitore të PSG-së pak minuta pas Mbappes

Futboll

Leonardo arrin në qendrën stërvitore të PSG-së pak minuta pas Mbappes

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:20
Leonardo arrin në qendrën stërvitore të PSG-së pak minuta pas Mbappes

Mbappe është afër transferimit në Santiago Bernabeu sipas mediave spanjolle.

PSG ka pranuar të negociojë dhe do të zyrtarizohet gjithçka pasi Parisi të ketë gjetur zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

Kylian Mbappe është rrugës për Real Madrid.

Në mëngjesin e sotëm, ai arriti serioz në qendrën stërvitore të PSG-së, pas ofertës zyrtare të Realit prej 17 milionë eurosh plus 10 të tjera bonuse.

Pak minuta pas tij, ka arritur edhe drejtori sportiv, Leonardo, i cili besohet se do të flasë me Mbappen për situatën e krijuar, ditë që mund të zgjidhet gjithçka sa i përket të ardhmes së francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat