Prishtina gati për derbin e madh, ja sa shikues do të janë në stadium

Futboll

Prishtina gati për derbin e madh, ja sa shikues do të janë në stadium

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:28
Prishtina gati për derbin e madh, ja sa shikues do të janë në stadium

Prishtina po përgatitet për derbin e madh të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës, kundër Ballkanit nga Theranda. 

Në stadium do të janë shikues me 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.  

“Ju njoftojmë se biletat për ndeshjen Superliga e Kosovës, edicioni 2021/2022, Java 2: Prishtina - Ballkani e cila zhvillohet të dielën më 29 gusht nga ora 17:00, dalin në shitje që nga sot, në lokacionet e përcaktuara më poshtë:

Ndeshja zhvillohet me shikues, me 30% te kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Tribuna Veri nuk hapet për shkak që nuk do të ketë tifozë mysafirë”, njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat