Bayern Munih ka shumë pak mundësi për ta blerë Haalandin

Futboll

Bayern Munih ka shumë pak mundësi për ta blerë Haalandin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:29
Bayern Munih ka shumë pak mundësi për ta blerë Erling Haalandin

Bayern Munih ka shumë pak mundësi për ta blerë Erling Haalandin në vitin 2022, sipas ish-shefit ekzekutiv të klubit Karl-Heinz Rummenigge, i cili thotë se do të jetë e vështirë që sulmuesi i Borussia Dortmundit të mbahet në Gjermani.

Aftësitë mahnitëse të Haalandin në zonë gjatë 18 muajve të tij në Dortmund kanë bërë që ai të cilësohet si sulmuesi i ri më i talentuar i gjeneratës.

Prandaj nuk është çudi që një numër i madh klubesh evropiane kanë shfaqur interesim për të.

Bayerni është në mesin e klubeve për të cilat është përfolur se e duan 21-vjeçarin.

Gjiganti gjerman ka histori për joshjen e lojtarëve të Dortmundit, por Rummenigge pret që klubi i ardhshëm i norvegjezit të jetë larg Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat