Mourinho është ende Mourinho

Futboll

Mourinho është ende Mourinho

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:44
Mourinho është ende Mourinho

Nga sulmuesi tek sulmuesit e tjerë; analiza e Vierit mbi lëvizjet e Milanit dhe Romës, midis Giroud dhe Abraham: “Giroud është ai për të cilën kishte nevojë Milani dhe komentet për 34 vitet e tij janë gjëra që i dëgjoni vetëm në Itali.

Abraham është shumë i fortë, një nënshkrim i mrekullueshëm, falë Mourinhos. Vetëm ai mund të bindë një lojtar anglez të largohet nga Premier League; të tjerët s’e bëjnë dot kurrë”.

Pikërisht për trajnerim portugez, ish-sulmuesi i kombëtares shprehu fjalë të ëmbla: “Mourinho është ende Mourinho. Kthimi i tij ka ngushëlluar të paktën një kampionat, që ka humbur Cristiano Ronaldo, Lukaku, Hakimi, Donnarumma dhe të tjerët. Ishte e nevojshme. Por, edhe nëse ai ka një status që i lejon të mos ndryshojë, mendoj se edhe Jose është përshtatur, duke kërkuar një futboll tjetër”.

Në intervistën e gjatë ka vend edhe për parashikimet mbi surprizën e madhe të mundshme të kampionatit: një ekip që mund të bëjë vërtet mirë: “Për mua, Fiorentina. Vitet e fundit ka pasur vështirësi, por nëse i japin kohë Italiano të punojë…

Atje luan Vlahovic, i cili, sipas meje, pas Haaland është sulmuesi i ri më i mirë në Europë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat