Ribery afër transferimit në Seire A

Futboll

Ribery afër transferimit në Seire A

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:41
Ribery afër transferimit në Seire A

Franck Ribery është futbollistë i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Fiorentinën më 30 qershor të këtij viti.

Sulmuesi është në kërkim të një aventure të re dhe ka disa oferta në tavolinë.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Ribery është afër marrëveshjes me ekipin nga Serie A, Salernitana që tashmë i ka bërë ofertë atij.

Klubi italian i ka ofruar futbollistit kontratë një-vjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon.

38-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 30 paraqitje me fanellën e Fiorentinas në të gjitha garat duke realizuar dy gola dhe shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat