Afrohet rikthimi në fushë për Andre Onanan.
Portieri nga Kameruni është pezulluar për doping, pas një incidenti të tij që piu gabimisht disa ilaçe dhe deri më 4 nëntor nuk do të luajë asnjë ndeshje. Gjithsesi,
Gjjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur sot se portieri i Ajaxit mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën dy muaj para se të përfundojë skualifikimi.
Të shtunën, pas muajve të gjatë mungese, Onana do të përqafojë sërish lojtarët e Ajaxit dhe të rigjejë formën per 2 muaj deri në përfundimin e pezullimit.