Lukaku heq dorë nga festimi i golave me rrëshqitje në gjunjë: Nuk e bëjë më

Futboll

Lukaku heq dorë nga festimi i golave me rrëshqitje në gjunjë: Nuk e bëjë më

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:36
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është zotuar se do të heqë dorë nga festimi i golave të tij me rrëshqitje në gjunjë pasi sulmuesi i Chelseat dështoi ta bënte këtë në mënyrën e duhur gjatë fitores së “Bluve” ndaj Aston Villas të shtunën.

Belgu shënoi një gol për të vazhduar startin e tij të shkëlqyer në aventurën e tij të dytë në “Stamford Bridge”, duke e mbajtur skuadrën e Thomas Tuchel në kreun e tabelës me 10 pikë, aq sa kanë edhe Liverpooli dhe Manchester United.

Por përpjekja e sulmuesit për të festuar golin me rrëshqitjen në gjunjë nuk shkoi mirë dhe kjo u pasua me shumë reagime qesharake në rrjetet sociale prandaj sulmuesi tani ka deklaruar se nuk do ta përsërisë.

“Nuk do të ketë më rrëshqitje në gjunjë pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit”, ka shkruar Lukaku në Twitter.

Lukaku i rikthye te Chelsea pas klubi anglez pagoi 115 milionë euro në arkat e Interit për shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat