Dallku: Prishtina na mposhti me vetëm dy raste

Futboll

Dallku: Prishtina na mposhti me vetëm dy raste

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:39
Dallku: Prishtina na mposhti me vetëm dy raste

Kryetrajeri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur se janë dëmtuar nga gjyqtarët në këtë ndeshje.

Dallku tutje tha se kundërshtari me vetëm dy raste fitoj ndeshjen dhe se klinasit po prodhojnë shumë raste por nuk po shënojnë.

Kemi luajtur si të gjitha ndeshjet, por kundërshtari me dy gjuajte në portë dy gola. kemi pasur rastet tona por nuk i shfrytëzuam. Nuk është hera e parë që dëmtohemi për shkak të penalltisë, ne nuk patëm as pamje të VAR-it”.

“Kemi vërejtje sa i përket kësaj. Jemi te pafat në shumë ndeshje. Gabimi është edhe të ne por ne po prodhojmë shumë dhe nuk po shënojmë shumë.

“Duhet te punojmë shume ne aspektin e shënimit te golave, duhet të punojmë përpara për gjithë lojtarët. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet tona”, tha Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat