Fat i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit ndaj PSG-së së LIonel Messit 

Futboll

Fat i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit ndaj PSG-së së LIonel Messit 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 22:00
Shaqiri në duel me Neymarin

Lionel Messi me PSG-në, shënuan fitore në çastet e fundit kundër  Lyonit të  Xherdan Shaqirit. 

Përballja mes këtyre skuadrave të fuqishme franceze përfundon me rezultat 2:1 për PSG-në.

Lojë e fortë nga të dy ekipet.   

Image

Në minutën e 54-të Paqueta shënoi për Lyonin, por Neymar nga penalltia barazoi rezultatin (1:1) në minutën e 66-të.

Në minutën e 90+2, Mauro Icardi me dinakërinë e tij i dhuroi fitoren e madhe skuadrës së tij.

Image

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, u paraqiti titullar duke treguar lojë të mirë me shokë. Shaqa u zëvendësua në minutën e 79-të. Messi ishte mjaft i mirë, i cili u zëvendësua në minutën e 76-të.

Image

PSG udhëheq renditjen me 18 pikë apo ka 6 fitore rresht, Lyoni renditet në pozitën e 9-të me 8 sosh. Fat i keq për ekipin e Xherdan Shaqiri, në çastet e fundit lëshuan një pikë nga dora.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat