Zakaria i zgjedhuri i Mourinhos

Futboll

Zakaria i zgjedhuri i Mourinhos

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 01:00
Denis Zakaria

Mesfushori Denis Zakaria, është i zgjedhuri i Jose Mourinhos për të përforcuar mesfushën e Romës.

Tekniku portugez kërkon një mesfushor që ka muskuj dhe zvicerani është bërë prioritet.

Personi i parë ishte Granit Xhaka, por shqiptari vendosi të qëndrojë me Arsenalin, aty ku vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç.

Kurse, tani Roma është fokusuar në nënshkrimin me Zakarian dhe thuhet se janë gati ta transferojnë qysh në këtë afat dimëror.

Futbollisti ka pasur më pak minuta këtë vit dhe kjo është një arsye më shumë pse do largohet, me kontratën që i skadon në verë.

Roma ka pasur disa bisedime me klubin gjerman dhe pritet të arrijnë marrëveshje në afatin e ardhshëm kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat