Laporta nis negociatat për rinovim me Dembele

Futboll

Laporta nis negociatat për rinovim me Dembele

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:32
Laporta nis negociatat për rinovim me Dembele

Laporta nis negociatat për rinovim me Dembele!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka nisur menjëherë bisedimet me menaxherët e Ousmane Dembele, për rinovimin e kontratës me futbollistin, i cili në fund të sezonit lirohet nga kontrata që e mban të lidhur me katalanasit.

Numri një i “blaugranave” nuk dëshiron ta humbasë futbollistin me parametra zero dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e 24-vjeçarit.

Synimi është për ta mbyllur këtë çështje përpara hapjes së merkatos së dimrit, në mënyrë që francezi të mos ketë mundësi të nisë tratativat me asnjë klub tjetër që do të shfaq interes për të, për t’u larguar më pas në verë me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat