Në Strumicë ndeshen Akademija Pandev – Shkupi

Futboll

Në Strumicë ndeshen Akademija Pandev – Shkupi

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:53
Në Strumicë ndeshen Akademija Pandev – Shkupi

Pas fitores kundër Veleshtës, në garat për Kupën e Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkupit, sërish do të udhëtojë, e kësaj radhe në qytetin e Strumicës ku në kuadër të xhiros së tetë të LPFMV-së, përball e ka Akademija Pandev.

Ekipi i Shkupit, ka vazhduar përgatitjet gjatë këtyre ditëve dhe janë mjaft të fokusuar për ndeshjen e së sotme.
Kësaj radhe për faqen tonë, ka folur sulmuesi jonë Radeski, i cili është mjaft i emocionuar për rikthimin e tij në “Blagoj Istatov”.

“Respekt maksimal për skuadrën e Akademija Pandev, ku në këtë ekip, kam kaluar mjaft mirë dhe jam shumë I emocionuar që sot po rikthehem në Strumicë.

Në krye të kësaj skuadre është edhe lojtari jonë më I miri, Goran Pandev, të cilin e respektoj shumë.

Qëllimet tona janë të qarta, ne udhëtojmë për tre pikët e radhës në Strumicë.

Do të jetë një super ndeshje dhe nëse ne i kryejmë të gjitha detyrat tona dhe jemi të saktë dhe të disiplinuar, atëherë do të kthehemi në Shkup me tre pikë”, tha sulmuesi i Shkupit, Marjan Radeski.

Në dy ndeshjet e fundit në ligë, Akademija Pandev ka barazuar me Pelisterin 0-0 dhe ka fituar ndaj Makedonija GjP, me rezultat 4-1.
Ndeshja Akademija Pandev – Shkupi, do të zhvillohet sot, në stadiumin “Blagoj Istatov” duke filluar nga ora 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat