Renova shkëlqen, lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Renova shkëlqen, lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:58
Renova shkëlqen, lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës, shkëlqen me lojë e rezultat 5:2 ndaj Bregallnicës nga Shtipi, në takimin e javës së nëntë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ndeshje me rivalitet e me 6 gola, ndërsa djelmoshat e trajnerit Qatip Osmani ndalën tre pikë të mëdha, duke e marrë edhe kreun e tabelës, por kanë një ndeshje më shumë se Shkupi dhe Akademija Pandev.

Për Renovën shënuan futbollistët Jusufi (22’), Selmani (33’), Shefiti (37’), Ilieski (74’), Mustafov (90’)  dhe për Bregallnicën Altiparmakovski (25’) e Мanev (53′).

Renova kryeson me 17 pikë të mbledhura.

Në javën e ardhshme Renova do të ndeshet në udhëtim me Makedonija GP dhe Bregallnica e pret Struga Trim & Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat