Isufi: Patëm më shumë se 25 goditje në portë

Futboll

Isufi: Patëm më shumë se 25 goditje në portë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:25
Isufi: Patëm më shumë se 25 goditje në portë

Skuadra në krye me Bekim Isufin, Ballkani ka arritur që të marrë fitore me përmbysje rezultati ndaj Drenicës, duke marrë kështu dhe kreun e tabelës, shkruan Insporti. Pas ndeshjes, trajner është pronocuar për media, ku fitoren ia ka dedikuar mikut të tij Halil Kastratit.

“Besoj që jo vetëm ne por i gjithë populli i Kosovës duhet t’i urojë shërim të shpejtë njeriut human siç është Halil Kastrati”.

“Ne e pamë se skuadra ka kualitet të madh në fushë, po tregojmë se dimë të krijojmë raste dhe t’i shfrytëzojmë ato”.

“Patëm më shumë se 25 goditje në portë dhe po tregojmë se kjo ekip ka kualitet dhe cilësi të shumëfishtë”, tha trajneri për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat