Martini: Koha do të na jap më shumë mundësi për t’u rikuperuar ato dëmtimet

Futboll

Martini: Koha do të na jap më shumë mundësi për t’u rikuperuar ato dëmtimet

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:35
Martini: Koha do të na jap më shumë mundësi për t’u rikuperuar ato dëmtimet

Teuta ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Kukësit ku kishte gola dhe shumë emocione. Në fillimin e ndeshjes verilindorët nisën me hovin e zakonshëm të kontrollit të topit dhe lojës. Por në të parën mundësi që erdhi për Aleksin nga goditja e këndit, topi do të ndalej në rrjetë. Viktor do të barazonte në minutën e 10, ndërsa falë VAR do të vinte përmbysja me Gjelbërim Taipin që shënoi nga penalltia.

Në minutën e 30 do të barazonte Plaku pas një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Kukësit. Kur priteshin që të dy ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, Koubemba nuk do të gabonte me portën e boshatisur.

Në pjesën e dytë Kukësi e ka kërkuar golin me të gjitha mundësitë dhe ia arriti që të tundte rrjetën me goditjen perfekte të Viktor, ndërsa ka ndërhyrë VAR duke e anuluar pasi Basha që ishte i përfshirë në aksion, ishte në pozicion jashtë loje me njërën këmbë. Shqiprim Taipi kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutat e fundit kur gjendej pranë portës kundërshtare, por sërish do të gabonte. 

Martini, tha: “Ishim të fortë që fituam me Kukësin, të gjithë e dinë që ne jemi të fortë.

Koha do të na jap më shumë mundësi për t’u rikuperuar ato dëmtimet tona dhe gjithçka shkon në rregull. Aleksi? Është temperamenti i tillë, i kemi folur shumë.

Por nëse ul pak nga nervi i tij, ndoshta nuk do të jetë më i njëjti. Nuk po mundohemi ta rregullojmë tamam Aleksin. (qesh)  Po mësohemi me VAR dhe kam filluar ta mbajë emocionin. Është shumë mirë që është vendosur. Këpucët e kuqe? I mbaj gjithmonë se kanë fituar 4 Kupa këto këpucë, ndoshta dhe të pestën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat