Longo drejt lamtumirës nga Kukësi

Futboll

Longo drejt lamtumirës nga Kukësi

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:39
Longo drejt lamtumirës nga Kukësi

Trajneri Diego Longo, i ka dhënë një sinjal të qartë se po bëhet gati të largohet nga Kukësi. Në deklaratën pas ndeshjes me Teutën për “SuperSport” ai tha se nuk dinte nëse do të ishte në drejtimin e skuadrës që ta ndihmonte të përmirësohej dhe se ishte koha që të gjithë të uleshin të diskutonin.

“Jam shumë i lumtur fillimisht për mënyrën se si ekipi është sjellë që nga fillimi i sezonit dhe si vazhdon të sillet deri në sekondën e fundit në këtë ndeshje të fundit. E përsëritëm, çdo javë dhe nuk është se jam ngopur duke e thënë se është një grup shumë i mirë, me burra para se futbollistë të mirë.

Humbëm, ndeshje sot siç humbëm pikë me Laçin por klasifikimi siç e kam thënë nuk është i rëndësishëm tani, do ta shohim në mars de ku do të jemi në klasifikim.

Është e vërtetë që shënojmë. Në çdo ndeshje njerëzit janë të lumtur të shohin futbollin tonë. Për fat të keq, jemi skuadër që shënon më shumë, por edhe gabojmë edhe shumë para portës, humbim shumë raste në çdo ndeshje.

Nuk dua të flas për arbitrat, mund të flas për gabimet e ekipit, nuk është në dorën time, si vendimet në javën e kaluar me Lulajn. Prapë edhe sot, por nuk më takon mua të flas për ta. Kishim bisedë normale dhe i përgëzova për golin e tretë që shënuan ato.

Është normale me raste të lësh pikë, duhet të punojmë shumë që të përmirësohemi. Njerëzit ndoshta harrojnë apo nuk duan ta thonë se katër muaj më parë ekipi ishte i 6-i, tani është në krye, është si ti thuash Bolonjës të jetë e para. Ne jemi të dytët. Të gjithë duam të fitojmë, por besoj te ky ekip.

Nuk dua të marr meritat për vete, nuk janë të trajnerit. Dua që t’i mbetet puna këtyre djemve, punoj për ta dhe gjithçka është për futbollistët.

Goli i dytë nis nga momenti kur humbëm topin dhe ishim shumë para, kishim mundësinë të shënonim, humbëm topin në mënyrë qesharake dhe pastaj e humbëm. Është e vështirë të mbrosh në këto momente kur ekipi është i hapur ndaj e pësoi.

Të gjithë skuadrat janë të lodhura, por kemi më shumë kohë për t’u përgatitur e përmirësuar, jam i sigurt që do ta bëjmë. Nuk e di nëse do të jem këtu për të përmirësuar.

Është një moment që duhet të jemi të qetë. Duhet të flasim për situatën dhe reflektojmë të jemi më të qetë dhe diskutojmë, të gjithë duhet të diskutojmë diçka. Duhet të jemi të qetë, të kemi kujdes e diskutojmë me klubin.

Nuk kam asgjë kundër klubit, jam i lumtur për klubin. Do të falënderoj presidentin Gjici se më është dhënë kjo mundësi. E thashë edhe një herë që të jemi të qetë dhe të mendojmë për këtë situatë”, tha Longo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat