Depay: Unë kurrë nuk do të pendohem për transferimin në Barcelonë

Futboll

Depay: Unë kurrë nuk do të pendohem për transferimin në Barcelonë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:52
Memphis Depay

Memphis Depay nuk pendohet që u transferua te Barcelona, pavarësisht periudhës së vështirë që gjenden blaugranët brenda dhe jashtë fushës.

Depay kishte një fillim të shkëlqyeshëm me blaugranët në javët e para, por kohët e fundit forma e tij ka rënë, megjithëse ai është ende i kënaqur që u bashkua nga Lyoni.

“Si mund të ma pyesni këtë? Barcelona është Barcelona,” u përgjigj ai në një intervistë me ESPN NL pasi u pyet nëse ishte penduar.

“Ju e dini madhështinë e klubit dhe çfarë do të thotë për një lojtar të shkojë në një ekip si ky”.

“Unë kurrë nuk do të pendohem”, tha Depay.

Depay u transferua me kërkesë të drejtpërdrejtë të trajnerit Ronald Koeman, dhe sulmuesi është i sigurt se ekipi mund të kapërcejë gjendjen e vështirë në të cilin gjenden, shkruan Marca.

“Ne e dimë situatën në Barcelonë”. tha ai.

“Të gjithë bëjnë panik sepse njerëzit nuk janë mësuar me këtë”.

“Ata janë mësuar të fitojnë dhe të luajnë futboll të mrekullueshëm. Por unë nuk jam i shqetësuar dhe jam i sigurt se gjërat do të ndryshojnë”, përfundoi Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat