Bare falënderon trajnerin e Shqipërisë: Më ka rritur shumë si lojtar

Futboll

Bare falënderon trajnerin e Shqipërisë: Më ka rritur shumë si lojtar

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:57
Bare falënderon trajnerin e Shqipërisë: Më ka rritur shumë si lojtar

Keidi Bare ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Hungarinë. Mesfushori shqiptar vjen pas shkëlqimit kundër Realit të Madridit, atje ku fitoi në shifrat 2-1 ndaj gjigandëve spanjoll. Bare ka falënderuar trajnerin Reja pasi po e ndihmon për rritjen e tij duke i dhënë më shumë këshilla sesi të vrapoj edhe pa top.

“Në Kombëtare vij gjithmonë me siguri, pasi kam besimin te lojtarët e tjerë dhe trajneri. Me Espanjolin atje po shkojnë gjërat shumë mirë, siç e kanë parë vetë. Kam luajtur rregullisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Pse nuk i jam i njëjti te Kombëtarja si te Espanjoli? Është mendimi juaj, unë jam i njëjti. Jap maksimumin kudo ku luaj. Unë jam si një ushtar që zbatoj rregullat, si këtu dhe te Espanjoli.

Kombëtarja e sotme po zhvillon ndeshje shumë të mira. Pikësynimi ynë është që të kemi vendin e dytë dhe të shkojmë në Botëror. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit.

Reja më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj pa topin dhe me topin. Ndihem shumë mirë me këtë trajner. I them Rejës shumë faleminderit”, tha Bare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat