​Portieri i Milanit Maignan do t’i nënshtrohet operacionit, ja sa do të mungojë

Futboll

​Portieri i Milanit Maignan do t’i nënshtrohet operacionit, ja sa do të mungojë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:20
Mike Maignan

Portieri i Milanit Mike Maignan do t’i nënshtrohet një operacioni nesër për të zgjidhur një problem në dorën e tij.

Portieri ishte në stolin e skuadrës së Francës gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, të cilën ekipi i tij e fitoi duke mposhtur Spanjën 2-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Sidoqoftë, një deklaratë e lëshuar nga klubi këtë mbrëmje konfirmon se Maignan po vazhdon të ndiejë dhimbje në dorën e tij të majtë.

Ky dëmtim u pësua për herë të parë kur ai priti penalltinë e Mohamed Salah në humbjen 3-2 nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Situata është aq serioze saqë, pas një konsultimi me specialistin, Maignan do të ketë një operacion me profesorin Loris Pegoli.

Nuk është e qartë se sa kohë do të mungojë, por “La Gazzetta dello Sport” parashikon të paktën 10-15 ditë.

26-vjeçari erdhi te Milani nga Lille gjatë verës për 13 milionë euro dhe deri më tani nuk ka pranuar gola në tri ndeshje për “Rossonerët”.

Milani ka dy portierë të tjerë në skuadër, Ciprian Tatarusanu dhe Alessandro Plizzari, por ka probleme edhe këtu.

Plizzari është i padisponueshëm deri në janar të vitit 2022 pas operacionit në gju më 22 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat