Salihi: Shpresojmë të funksionojë përsëri me Brojën në stol

Futboll

Salihi: Shpresojmë të funksionojë përsëri me Brojën në stol

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:40
Salihi: Shpresojmë të funksionojë përsëri me Brojën në stol

Zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, Hamdi Salihi, ka deklaruar se pavarësisht mungesave, kuqezinjtë do të bënin maksimumin në sfidën me Poloninë, pa prishur konceptet e lojës së tyre.

Për “SuperSport” ai theksoi se ekipi do të fokusohej më shumë te shpejtësia e Uzunit dhe Roshit.

“Pavarësisht lojtarëve që kemi, jemi munduar që të ruajmë ekuilibra në fazën mbrojtëse por edhe forcën sulmuese duke shfrytëzuar shpejtësinë në fushë.

Broja si alternativë? Deri tani ka funksionuar, shpresojmë të funksionojë prapë. Por të gjithë lojtarët që kemi mund të luajnë nga minuta e parë apo nga stoli. Eksperienca ka treguar se ata që kanë ardhur nga stoli kanë qenë më të rëndësishëm dhe zgjidhin ndeshjen. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Do mundohemi ta kemi vëmendjen e duhur te Levandovski, por pa harruar të tjerët se kanë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë dhe shpresoj që në grup të bëjmë mbrojtje të mirë dhe të dalim para pastaj.

Mungesa e Balliut është për arsye dëmtimi, nuk mundet të jetë pjesë e grupit dhe të gjithë ata që mundojnë duhej të kishin qenë një armë më shumë. Por kështu është situata dhe jemi munduar të fokusohemi te ata që kemi pa qarë ata që nuk kemi”, tha Salihi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat