Shkarkohet selektori i Kosovës, kjo është arsyeja

Futboll

Shkarkohet selektori i Kosovës, kjo është arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:23
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Kosova i ka ndarë rrugët me selektorin Bernard Challandes!

Shkarkimi vjen pas rezultateve të dobëta.

Kulmi u arrit mbrëmë me humbjen me rezultat 2:1 nga Gjeorgjia, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll. 

"Jemi mbledhur për të ardhmen tonë dhe për udhëheqjen e trajnerëve. Duke i pasur parasysh objektivat që i kemi pasur, e falënderojmë për punën e tij. Ka qenë historike çka kemi bërë.

E gjatë rrugës më pas nuk i kemi përmbush objektivat. Në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Agim Ademi, president i FFK-së.

“Ishte kënaqësi e madhe të punoja me këtë ekip, me mbështetjen e Federatës, jam falënderues, gjithmonë kanë pasur besim në mua. Ma kanë bërë punën më të lehtë. Jam i pikëlluar që po ndahemi. Qëllim i përbashkët yni ka qenë që ta ngrisim nivelin”, tha Challandes.

"Nuk jam i lumtur me vendimin që ka ardhur sot. I them faleminderit presidentit, jo për sot, por për kohën që e kemi pasur deri tash", tha më tej.

Ditë të vështira për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes.

Bernard Challandes pritet të shkarkohet për rezultatet e dobëta të Kombëtares së Kosovës.

Kosova është në fund të Grupit B me vetëm 4 pikë, një bilanc shumë i dobët. Kulmi u arrit me humbjen e mbrëmshme me rezultat 2:1 nga Gjeorgjia në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

A është viti i fundit për Challandes në pankinën e Kombëtares së Kosovës?

Gjithçka do të sqarohet edhe në konferencën që do të mbajë FFK-ja. Presidenti  i FFK-së, Agim Ademi ka paralajmëruar edhe ndryshime të mëdha para pak ditëve.

“Challandes do të shkarkohet, më së voni në nëntor. Tashmë kanë filluar bisedimet me një trajner gjerman”, ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat