Ndreu: Ky Kastriot është më i mirë se i vjetshmi

Futboll

Ndreu: Ky Kastriot është më i mirë se i vjetshmi

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:03
Ndreu: Ky Kastriot është më i mirë se i vjetshmi

Egnatia ka bërë surprizën në ndeshjet e sotme të Superiores. Këtë herë duke fituar në transfertën e vështirë të Laçit (jo të këtij sezoni), falë realizimit të “bishës” Pedro Augusto. Braziliani duket se do të jetë një “makineri golash” dhe është i aftë që të realizojë në të gjitha mënyrat. Pas kombinimeve të bukura mes lojtarëve të Egnatias, do të vinte goditja fatale e Augustos që e dërgoi topin në rrjetë.

Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të renditjes me vetëm dy pikë, ndërsa trajneri i kurbinasve rrezikon seriozisht shkarkimin.

Nga ana tjetër Kastrioti ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut falë Bashës dhe Rami që shënuan në pjesën e dytë. Por asgjë e vjedhur për krutanët që u ndaluan në pjesën më të madhe falë portierit të Skënderbeut, Rexhepit, që ishte në super formë dhe sërish nuk i mjaftoi korcarëve. 

Ndreu: “E kam thënë se do të vijmë në rritje nga ndeshja në ndeshje. Skënderbeun e pashë me Vllazninë, e kisha studiuar mirë. Karakacin e futa si mesfushor pasi është i zgjuar. Skënderbeu nuk pati asnjë rast në portën tonë. Na duhen pikët dhe kjo ka rëndësi. Kam lojtarë me cilësi më mirë se vjet, por janë të pastërvitur mirë dhe nuk janë në gjendjen e duhur. Nëse stërvitemi me këtë grint, do të jemi më mirë se vjet”.

Magani, tha: “Unë mendoj se Laçi është ekip për titull kampion sërish, nuk e them për hiprokrizi. Lojtarët e tyre njihen prej shumë kohësh me njëri-tjetrin, sidomos në mesfushë, për mua ka mesfushën më të mirë në Superiore. Plani jonë ishte që ta prisnim Laçin në 2/3 e fushës tonë.

Laçi ishte në presion, ne jo. Pedro Augusto? Ka ardhur me vonesë, ka qenë i dëmtuar.

Nuk bën shumë volum loje, por në rrezen e portës është shumë i rëndësishëm.

Një rast kishte dhe shënoi gol. Sot kemi pasur 4-5 mungesa të rëndësishme dhe lojtarët që u futën na kanë dhënë tre pikët ndaj një ekipi shumë të fortë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat