Ronaldo e Manchester Utd spektakolar! Bayern e Chelsea bindshëm, Juve fiton 

Futboll

Ronaldo e Manchester Utd spektakolar! Bayern e Chelsea bindshëm, Juve fiton 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2021 Në ora: 21:29
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar): Manchester Utd spektakolar, humbjen 0:2 e shndërron në fitore me rezultat 3:2 ndaj Atalantës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Old Trafford” në Manchester, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit F të Champions League.

Cristiano Ronaldo tregoi angazhim të madh me bashkëlojtarë. Ai shënoi golin e tretë duke kërcyer me së larti e godet bukur me kokë, hesht mysafirët. Ai feston sikur i çmendur.

Në minutën e 14-të, Atalanta zë në befasi Manchester Utd, Pashaliç shënon nga afërsia pas asistimit të Zappacostas.

Image

Grupi E

Benfica - Bayerni 0:4 (0:0)
Barcelona - Dynamo (K) 1:0 (1:0)

Tabela

1. Bayern    3    3    0    0    12:0    9
2. Benfica    3    1    1    1    3:4    4
3. Barcelona    3    1    0    2    1:6    3
4. Dyn. Kyiv    3    0    1    2    0:6    1

Grupi F

Manchester Utd - Atalanta 3:2 (0:2)
Young Boys - Villareal 1:4 (0:2)

Tabela

1. Manchester Utd    3    2    0    1    6:5    6
2. Atalanta    3    1    1    1    5:5    4
3. Villarreal    3    1    1    1    6:5    4
4. Young Boys    3    1    0    2    3:6    3    
 

Grupi G
Salzburg - Wolfsburg 3:1 (1:1)
Lille - Sevilla 0:0 (0:0)

Tabela

1. Salzburg    3    2    1    0    6:3    7
2. Sevilla    3    0    3    0    2:2    3
3. Lille    3    0    2    1    1:2    2
4. Wolfsburg    3    0    2    1    2:4    2

Grupi H

Zeniti – Juventusi 0:1 (0:0)
Chelsea - Malmo 4:0 (2:0)

Tabela

Tabela
1. Juventus        3    3    0    0    5:0    9
2. Chelsea    3    2    0    1    5:1    6
3. Zenit    3    1    0    2    4:2    3
4. Malmo FF    3    0    0    3    0:11    0

Merih Demiral në minutën e 29-të shënon me kokë në portën e Manchester Utd, 0:2 për Atalantën.

Në fund të pjesës së parë, Fred dështon nga pozita ideale, gjuan jashtë portës së majtë të Atalantës.

Në minutën e 45+1, Rashford çudi se çfarë humbi, nga afërsia gjuan mbi portë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 48-të, Ronaldo vetëm me portier por e qëllon me top në gjoks. 

Në minutën e 53-të, dramë në "Old Trafford", pas shumë rasteve Rashford me dinakërinë e tij shënon dhe ngushton rezultatin.

Fat i madh për Atalantën në minutën e 58-të, Scott McTominay nga afërsia qëllon shtyllën e majtë.

Image

Në minutën e 64-të, Ronaldo në rast ideal por gjuan paksa plogësht por portieri Mosco e ndal me mund të madh.

Në minutën e 70-të, fat i madh për Manchester Utd. Zappacosta  nga pozita e volitshme por nuk shënon, pret portieri De Gea.

Harry Maguire e zë në gjumë mbrojtjen e Atalantës dhe shënon për 2:2 në minutën e 75-të.  

Në minutën e 80-të, Ronaldo me kokë shënon për fitoren 3:2 të Manchester Utd. 

Chelsea e mposhti me 4:0 Malmon. Golat i shënuan Christensen (9’), (21’ e 57’, të dyja nga penalltia), Havertz (48’). 

Image

Chelsea

Bayerni shënon fitore të thellë me 4:0 ndaj Benfica-s në Lisbonë. Golat i shënuan Sane (70' e 85'), Everton (80'-autogol), Lewandowski (82').

Image

Bayerni

Juventusi fiton në St. Petersburg me 1:0 ndaj Zenitit. Kulusevski shënon në minutën e 86-të.

Image

/////////////////////////

85' Manchester Utd afër fitores.80' Ronaldo shënon me kokë dhe Manchester Utd në epërsi me 3:2.  

75' Harry Maguire e zë në gjumë mbrojtjen e Atalantës dhe shënon për 2:2. 

73' Atalanta po e ruan epërsinë.

70' Fat i madh për Manchester Utd. Zappacosta  nga pozta e volitshme por nuk shënon, pret portieri De Gea.

67' Manchester Utd në presion.64' Ronaldo në rast ideal por gjuan paksa plogësht por portieri e ndal me mund të madh.

 61' Manchester Utd sulmon me të gjitha forcat.

58' Fat i madh për Atalantën, Scott McTominay nga afërsia qëllon shtyllën e majtë.

57' Jorginho nga penaltlia shënon, 4:0 për Chelsean.

53' Dramë në "Old Trafford", pas shumë rasteve Rashford e dinakërinë e tij shënon dhe ngushton rezultatin, Manchester Utd -Atalanta 1:2.  50' Juve ende nuk ka shënuar në Rusi.

48' Havertz thellon eprësinë e Chleseas, 3:0 ndaj Malmos.

48' Ronaldo vetëm me portier por e qëllon me top në gjoks. 

47' Manchester e pret punë e vështirë në pjesën e dytë.

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfunduan pjesët e para.45+1 Rashford çudi se çfarë humbi, nga afërsia gjuan mbi portë.

45' Fred dështon nga pozita ideale, gjuan jashtë portës së majtë të Atalantës.

42' Manchester Utd po has në telashe të mëdha, po pëson humbje me 0:2.

39' Benfica - Bayerni,e dhe më tej pa gola.35' Ronaldo kishte opsione të tjera por u tregua vetjak dhe rasti shkoi huq.

31' Nervozizëm te Manchester Utd.

29' Merih Demiral me kokë shënon në portën e Manchester Utd, 0:2 për Atalantën.

27' Atalanta po mbrohet me sukses.

24' Manchester Utd po sulmon me të gjitha forcat.

21' Chelsea shton epërsinë 2:0 me golin nga penalltia, të cilin e realizoi Jorginho.

Grupi E

Benfica - Bayerni 0:0
Barcelona - Dynamo (K) 1:0 (1:0)

Grupi F

Manchester Utd - Atalanta 0:2
Young Boys - Villareal 0:2

Grupi G
Salzburg - Wolfsburg 3:1 (1:1)
Lille - Sevilla 0:0

Grupi H

Zeniti – Juventusi 0:0
Chelsea - Malmo 2:0

16' Manchester Utd po has në lojë të organizuar nga Ataëanta.

14' Atalanta zë në befasi Manchester Utd, Pashaliç shënon nga afërsia pas aistimit të Zappacostas.

13' Juventusi kërkon tre pikë të importojë në duel me ekipin rus, Zeniti.

11' Atalanta po tregon lojë të mirë.

9' Futbollisti Andreas Christensen realizon për Chelsean, avancon me 1:0 ndaj Malmos.

8' Nuk ka gola në Manchester.

5' Manchester Utd më agresiv.

3' Ronaldo është rreziku më i madh për Atalantën.

1' Fillojnë ndeshjet.

Manchester Utd i duhet fitorja gjithsesi, ndryshe mund të rrezikojë shumë.

Atalanta kryeson me 4 pikë në Grupin F të Champions League, duke lënë pas Young Boys me 3, Manchester Utd 3 dhe Villareali në fund me 1 pikë. 

Futbollisti Cristiano Ronaldo paraqitet nga minuta e parë për Manchester Utd, ndërsa Atalantës i mungon Berat Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat