​Emiratet Bashkuara Arabe caktohet vendi organizator i Botërorit të Klubeve

Futboll

​Emiratet Bashkuara Arabe caktohet vendi organizator i Botërorit të Klubeve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Botërori i radhës i klubeve do të luhet në Emiratet e bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022, ndërsa datat se kur do të mbahet ky turne do të përcaktohen në vijim.

Kjo është bërë e ditur sot nga vetë FIFA përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Japonia, e cila do ta organizonte Botërorin e Klubeve, u tërhoq për shkak të pandemisë.

Për herë të parë Botërori i Klubeve do të organizohet me 24 skuadra. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat