Nuza ndan drejtësin në ndeshjen Llapi - Drita

Futboll

Nuza ndan drejtësin në ndeshjen Llapi - Drita

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:49
Nuza ndan drejtësin në ndeshjen Llapi - Drita

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të.

Tri ndeshje të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën, kurse dy të tjera të dielën.

Vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë në Suharekë, atje ku do të zhvillohet derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Një tjetër derbi do të zhvillohet në Merdar, atje ku Llapi e pret Dritën.

Në ndeshjet tjera takohen: Gjilani – Feronikeli, Malisheva – Ulpiana dhe Drenica – Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat