Veteranët e Kosovës ndeshen me Adiyman Spor

Futboll

Veteranët e Kosovës ndeshen me Adiyman Spor

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:48
Veteranët e Kosovës ndeshen me Adiyman Spor

Kombëtarja e veteranëve të Kosovës tash e disa ditë ndodhet në Antalia ku po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Best Masters”. Kosova bën pjesë në Grupin A të këtij turneu me Diyarbakir, Adiyman Spor dhe Yalova Masters.

Veteranët e drejtuar nga përzgjedhësi Jusuf Tortoshi, në ndeshjen e parë kanë barazuar 0:0 me skuadrën Diyarbakir, derisa kanë shënuar fitore në përballje me skuadrën Yalova Masters, me rezultat bindës 5:0.

Kjo fitore ka bërë që Kosova ta kryesojë grupin me 4 pikë, aq sa ka edhe Diyarbakir, derisa sot e zhvillon ndeshjen e fundit në grup kundër skuadrës Adiyman Spor, e cila ka një pikë nga dy ndeshjet e para.

Në rast të fitores, atëherë veteranët e Kosovës do ta sigurojnë kalimin  në gjysmëfinale të këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat