Reagon Spaletti

Futboll

Reagon Spaletti

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:09
Reagon Spaletti

Ndeshja midis Napolit dhe Romës prodhoi shumë emocion si brenda, por dhe jashtë fushe.

Trajneri i Napolit, Luçiano Spaletti u dënua me karton të kuq për reagime të tepruara ndaj arbitrit kryesor.

Tekniku ka folur për këtë ngjarje në një konferencë për shtyp.

“Në fillim të sezonit kam thënë se të ankohesh është për të mbaruarit. Është e njëjta gjë dhe për vendimet e arbitrave, që mund të jenë kundër nesh.

Unë u përpoqa që të shpjegoja vendimim e arbitrit, por ndoshta mënyra ime e të shprehurit nuk ishtë e duhura. Kështu që unë duhet të jem më i kujdesshëm në mënyrën sesi shprehem”.

Spaleti u dënua me një gjobë 5 mijë euro dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat