Mbrëmje katastrofë për Juventusin! Simeone shënon eurogol 

Futboll

Mbrëmje katastrofë për Juventusin! Simeone shënon eurogol 

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 19:54
Simeone

Juventusi nuk është për titull në Serie A në futboll. 

“Zonja e Vjetër” sonte pësoi humbje të rëndë në udhëtim, me rezultat 2:1 nga Verona. 

Mbrëmje katastrofë për Juven në stadiumin “Marc'Antonio Bentegodi”. 

Futbollisti Giovanni Simeone ishte “macja e zezë” për Juven.

Ai e kreu punën në fillim, duke shënuar në minutën e 11-të përkatësisht të 14-tën.  

Goli i parë bie nga një pakujdesi e mbrojtjes së Juves. 

Goli i dytë ishte qershia mbi tortë, Simeone nga rreth 20 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm!  

Në minutën e 80-të, Weston McKennie ngushton humbjen në 2:1.

Pas javës së 11-të, Juventusi zë vendin e 9-të me 15 pikë aq sa ka edhe Verona një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat