Presioni i madh

Futboll

Presioni i madh

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:29
Presioni i madh

Vinicius Junior është njeri i momentit në shtëpinë e Real Madrid. Braziliani ka shënuar dy gola kundër Elches dhe i ka siguruar tri pikët madrilenëve në La Liga.

Në një intervistë të dhënë për Esporte Interativo, futbollisti ka folur për eksperiencën e tij në kryeqytetin spanjoll: nga momenti i mbërritjes në Madrid te marrëdhënia me Carlo Ancelotti-n.

“The të vërtetën: presioni ndaj meje kur kam nënshkruar me Real-in ka qenë shumë i madh. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë me një lojtar kaq të ri. Ndoshta sepse kam kushtuar shumë”, ka thënë Vincius.

“Të luajë në të ardhmen me Mbappe? të gjithë lojtarët duan të luajnë me Mbappe. Është një lojtar i madh, ashtu si Cristiano Ronaldo dhe Messi. Përfaqëson brezin e ri që do të vijë për të qëndruar për shumë vite”.

ANCELOTTI – Vinicius ka folur edhe për marrëdhënien e tij me  Ancelotti-n:

“Ndihem shumë mirë me të. Kemi një marrëdhënie të mirë. Më kërkon gjithmonë të jem i përqednruar. Një herë, në ndeshjen kundër Shakhtar kam qenë pak jashtë lojës dhe më ka thënë: ‘Nëse e pason përsëri topin, do të zëvendësoj'”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat