Lojtarit i Ajaxit përplaset me shtyllën, lëndon organet gjenitale

Futboll

Lojtarit i Ajaxit përplaset me shtyllën, lëndon organet gjenitale

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:43
Lojtarit i Ajaxit përplaset me shtyllën, lëndon organet gjenitale

Ajaxi vazhdon t’i surprizojë të gjithë këtë sezon duke mundur çdo kundërshtar në Champions.

Kampionët e Holandës kanë grumbulluar 12 pikë në 4 takime duke u cilësuar dhe si ‘’kokë’’ grupi.

Të martën, Ajaksi mposhti 1-3 Borusia e Dortmundit në një sfidë të çmendur ku përmbysën rezultatin e pjesës së parë.

Goli i barazimit u shënua në minutën e 72-të nga takimit Dushan Tadiq, por ajo çka ndodhi pas golit ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale.

Në momentin e golit, Tadiq u përplas keq me shtyllën duke u dëmtuar në organet gjentiale.

Pas ndeshjes, Tadiq u detyruar të fashohej përndryshe do të kishte probleme. Pikërisht fotoja e Tadiq që ka fashuar organet gjenitale ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar memet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat