Në rolin e tij mund të jetë më i miri në botë

Futboll

Në rolin e tij mund të jetë më i miri në botë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:06
Në rolin e tij mund të jetë më i miri në botë

Merkatoja e verës ishte shumë e vështirë për Barcelonën. Situata e paqëndrueshme ekonomike e katalanasve e detyroi presidentin Joan Laporta të bënte disa lëvizje, ndoshta aspak rezultative, për të zbritur nivelin e pagave.

U sakrifikuan disa lojtarë cilësorë, mes të cilëve Messi e Griezmann, që klubi të zbriste në kufirin e duhur.

Siç njoftoi “Esport3” i Radio Catalunya, “Barça synonte të shiste Ousmane Dembéléne te Manchester City në verë. Edhe pse francezi është një nga bastet më të rëndësishme të klubit, në të tashmen dhe të ardhmen, ai është gjithashtu një nga futbollistët me pagën më të lartë.

​​Drejtori i futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, “udhëtoi në Mançester” për të negociuar nënshkrimin e mundshëm të Dembélésë me City-n. Opsioni për të paguar transferimin e anësorit francez u përjashtua për shkak të problemeve me “Fair Play Financiar” që po kalonin Skyblues, ndaj Barça kërkoi shkëmbim të lojtarëve.

Ronald Araújo dhe Ousmane Dembélé do të bënin gati valixhet për në Mançester në këmbim të Aymeric Laporte dhe Raheem Sterling. Pasi u përjashtua shkëmbimi i dyfishtë, City dhe Barça ranë dakord të shkëmbenin vetëm francezin me Sterling, por negociatat mes dy klubeve nuk dhanë fryte, pasi anglezi nuk ishte i gatshëm të ndryshonte ambient.

Me ardhjen e Xavi Hernándezit në stolin “blaugrana”, situata e Ousmane Dembélésë ka ndryshuar 360 gradë. Pavarësisht se katër sezone e gjysmë pas ardhjes së tij në Barcelonë dëmtimet e kanë penguar Dembélénë të tregojë potencialin e tij të plotë. Xavi ka besim të verbër në rikuperimin e francezit. Aq sa, i pyetur për Dembélénë Xavi i ka “kërkuar” Joan Laportas vazhdimësinë e sulmuesit 24-vjeçar:

“Rinovimi është i panegociueshëm për momentin. Dembélé në pozicioni i tij, mund të jetë më i miri në botë.”

Kjo është arsyeja pse “blaugranat” kanë nisur punën për të mbyllur sa më shpejt zgjatjen e kontratës me francezin, me aktualen që skadon në qershor të 2022/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat